Rreth meje

Duke u rritur
Prindërit e mi ishin sipërmarrës të vërtetë dhe luftuan shumë me jetesën dhe statusin në shoqëri, megjithatë alkooli ishte gjithmonë një “figurë” qendrore në familjen tonë. Si gjithmonë abuzimi me alkool u rrit me kalimin e viteve dhe krijoi shumë mjerim dhe tragjedi për të gjithë familjen tonë.
Luftova fort kundër prindërve të mi dhe abuzimit të tyre dhe i premtova vetes që të mos bëhem kurrë si ata që e kanë ”mbyt” veten duke ndjekur paratë dhe të përdor alkoolin si relaksim. Nuk e dija unë dhe askush tjetër atë që di sot përsa i përket abuzimit në përgjithësi. Mendova se njerëzit thjesht bëhen të varur nga vetë alkooli ...nuk është aspak kështu!
Kam qëndruar gjithmonë jashtë familjes, nuk përshtatesha asesi, ëndërrat e mia i kam pas të mëdha gjithmonë. Këtë si adoleshente ja shpjegova drejtorit dhe mësuesit kur lashë shkollën se nuk kisha kohë të shkoja në shkollë të mesme sepse do të ndërtoja një perandori! E dija se mundem.
Ajo që nuk e dija atëherë ishte se memoriet e qelizave të mia të paraardhësve të mi, stërgjyshore do të më ndalonin.
Lufta e brendshme
Një pjesë e imja e dinte gjithmonë se jam kriju për të bërë ndryshime të mëdha në këtë botë, në këtë planet. Gjithmonë e kam pas afër zemrës sime të bëj gjëra të mëdha për njeriun individual. Fatkeqësisht, memoriet e qelizave stërgjyshore m’a ndaluan këtë.
Ajo që nuk dija ishte se të gjithë njerëzit me të cilët kam kontaktuar si në privat ashtu edhe në biznes, më vibronte permes memorieve qelizore stërgjyshore. Është e njëjta gjë për ju dhe të gjithë njerëzit e tjerë në planetin tonë.
Memoriet e qelizave të stërgjshëve që buronin nga paraardhësit e mi nuk përputheshin aspak me atë që donte zemra ime. Ishte një luftë e brendshme midis zemrës sime dhe memorieve të qelizave të mia të trashëguara.
Është e njëjta gjë për ty, nëse ndihesh që...
... nuk je vërtet i/e kënaqur me jetën që e jeton
... po lufton non stop pa arritur rezultatet që i dëshiron
... e ke një sëmundje fizike, apo disa..
... je duke vuajtur nga gjendja mendore/emocionale
... ke ndonjë lloj abuzimi apo konsumimi të tepruar
Tani, unë mund t'ju ndihmoj të çliroheni nga ajo që nuk ju takon, në mënyrë që ju, ashtu si unë, ta jetoni jetën tuaj në potencialin tuaj të plotë.
Për shumë vite kam luftuar dhe jam munduar t’i arrij me qëllime e mia, por çfarëdo që kam bërë, sido që jam munduar, kurrë nuk kam arrit deri në fund çfarë dëshiroja.. Duke u marr me sipërmarrësinë time, gjithmonë ka “ndodhur” diçka e papritur gjatë rrugës, njerëzit e gabuar janë “shfaqur” në jetën time, kanë ndodhur gjëra të padëshiruara dhe, lista vazhdon e vazhdon.Vlen të përmendet se kam ndërtuar një kompani të mallrave kur isha 22 vjeç dhe sapo linda fëmijën tim të parë (raporti i detajuar do të gjendet në librin që po shkruaj).
Unë kam qenë gjithmonë në dituri se çfarë po ecë me kohën, e dija se cilat produkte do të kenë suksese në shitje të mëdha, gjithmonë kam marrë informacion nga universi se çfarë është e mirë dhe më pak e mirë. Fatkeqësisht, ndonjëherë edhe pse e dija që diçka nuk shkonte, e bëja prap se prap. Sot e di se ishin memoriet e trashëguara qelizore stërgjyshore që më bënin të marr vendime të gabuara. Ndër të tjera kam mbajtur një kujtesë qelizore të trashëguar që kur i merrsha vendimet, ato vendime më bënin të ndihesha e pavlefshme dhe kur veproja krejtësisht gabim në shumë situata, megjithëse e dija se ishte e gabim.
Unë kam shkuar plotësisht kundër vetes/zemrës sime, si privatisht ashtu edhe në biznes.
(Raporti i detajuar do të jetë i disponueshëm në librin që po shkruaj).
Shumë herë gjatë viteve kam pyetur veten pse nuk arrita të takoj njerëzit që mendojnë si unë. Kam lexuar për ta në libra (Ingvar Kamprad, Richard Branson, Steve Jobs dhe të tjerë.) Dhe çdo herë mendoja të njëjtën gjë si ata, unë jam njësoj si ata, çfarë nuk shkon?
Në atë period nuk kam takuar kurrë një të ngjajshëm që mendon sikur unë, por tani e di që jam duke i bërë gjërat dhe arrit atë që dëshiroj sepse tani jam pastruar plotësisht nga të gjitha kujtimet e trashëguara qelizore që nuk më përkasin mua.
Unë jam gjithashtu plotësisht e gatshme të ndihmoj TY dhe të gjithë njerëzit në këtë planet që të ” pastrohen” dhe çlirohen nga ajo që nuk të perket ty apo çdokujt tjetër.
Pastrimi
Pastrimi im filloi në shkurt 2012, e dija se ishte koha, por atëherë nuk e dija se do të merrja detyrën më të nderuar që egziston, që përmes seancave të mia , të jem në gjendje të ndihmoja miliona njerëz për të pastruar memoriet e tyre të dëmtuara/gabuara qelizore dhe traumat e tyre të shkatuara në këtë jetë, apo të trashëguara nga paraardhësit e tyre. Gjërat që nuk e ke idenë që egzistojnë, por që janë mu ato që të pengojnë në mënyrë shumë efektive të jetosh jetën tënde në atë potencial që në të vertetë je.
Gjatë 4 viteve që jam pastruar nga të gjitha memoriet e vjetra qelizore të trashëguara që nuk më përkasin mua, kam jetuar në parim krejtësisht të izoluar nga mjedisi dhe njerëzit. Kam krijuar transformime të mëdha, kam qenë plotësisht i shtrirë në shtrat për rreth 2.5 vjet pa asnjë kontakt në me botën e jashtme. Unë gjithashtu kam pas reagime fizike, si p.sh vjellje konstante që ishin pastrimet e mia fizike nga memoriet e vjetra qelizore.. Ka qenë një kohë tepër e vështirë dhe shumë herë jam dëshpëruar dhe kam menduar se nuk do të mund të vazhdoja deri në fund, por fuqia krijuese/Zoti më ka ndihmuar të mbijetoj këtë transformim fizik.
Tani më në fund e di se kush jam edhe pse jeta ka qenë kaq e vështirë dhe e çuditshme.
Misioni im
Për shkak se unë jam në një energji shumë më të lartë se shumica e njerëzve, kam pasur misionin e nderuar nga Universi që e “kanalizoj” përmes syve të mi: Të jap një energji që shkon drejt në qelizat tuaja si një injeksion dhe të qëndrojë aty gjatë gjithë jetës. Gjendja e gabuar, sëmundja, abuzimi, trauma, etj. Të gjitha memoriet pastrohen dhe rikrijohen në gjendje të duhur.
Ky proces fillon menjëherë kur e pranon energjinë e kanalizuar nga unë dhe vazhdon gjatë gjithë jetën.